Pa penalltitë, ja golashënuesit më të mirë të Botërorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 0:30

Pa penalltitë, ja golashënuesit më të mirë të Botërorëve

Lionel Mesi ka thyer këtë verë rekordin e golave në historinë e Kupës së Botës, ndërsa Kilian Mbape është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Dy yjet e futbollit botëror po zhvillojnë një garë spektakolare për “Këpucën e Artë” të Botërorit 2026 dhe tashmë janë dy golashënuesit më të mirë në historinë e turneut.

mesi

Por si do të dukej renditja nëse do të përjashtoheshin golat e shënuar nga pika e penalltisë? Goli i fundit i Mesit ndaj Kepit të Gjelbër bëri që ai të ngjitej në krye të kësaj statistike. Nga 20 golat e tij rekord në Kupën e Botës, katër janë realizuar me penallti.

Pikërisht katër golat nga pika e bardhë përbëjnë edhe një rekord në historinë e turneut, të cilin argjentinasi e ndan me katër futbollistë të tjerë, mes tyre Eusebio dhe Gabriel Batistuta.

Edhe Mbape ka shënuar dy penallti gjatë karrierës së tij në Kupën e Botës. Megjithatë, me 16 gola të realizuar në lojë të hapur, francezi ndan vendin e parë në renditjen e golashënuesve pa penallti së bashku me Mesin dhe legjendën gjermane Miroslav Klose.

Ky i fundit humbi këtë verë rekordin absolut të golave në Botëror, por nuk ka shënuar asnjëherë nga pika e penalltisë. Pesëshja e parë plotësohet nga Ronaldo Nazario me 14 gola, ndërsa Zhyst Fontein dhe Gerd Myler ndajnë vendin e pestë me nga 13 gola secili. Golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës pa përfshirë penalltitë:

Lionel Mesi (Argjentinë) 16 gola

Kilian Mbape (Francë) 16 gola

Miroslav Klose (Gjermani) 16 gola

Ronaldo Nazario (Brazil) 14 gola

Zhyst Fontein (Francë) 13 gola

Gerd Myler (Gjermani) 13 gola

PANORAMASPORT.AL