VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk mban dot lotët, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në një Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 23:21

VIDEO/ Kristiano Ronaldo nuk mban dot lotët, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në një Botëror

Kristiano Ronaldo i ka dhënë sot përfundimisht lamtumirën ëndrrës së tij për të qenë protagonist absolut në një Kampionat Botëror e për të synuar fitoren e trofeut më të lakmuar për përfaqësueset.

sdfdfsdfdffdssfdsdf

Humbja 0-1 përballë Spanjës nxori nga gara Portugalinë e njëkohësisht e mbylli edhe për Ronaldon, i cili luajti kësisoj ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote. Mbetet të shihet nëse do të tentojë të vazhdojë me Portugalinë derisa ta mbyllë përfundimisht me futbollin e luajtur.

Portugezi ishte dukshëm i emocionuar në fund të sfidës, teksa fillimisht ngushëlloi shokët e skuadrës. Por më pas, ai nuk mbajti dot lotët ndërsa shihte në tribunat e stadiumit dhe ia nisi të qante kur po bëhej gati të linte fushën.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL