ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin e Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 20:51

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton sulmuesin e Maqedonisë së Veriut

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar një tjetër afrim të merkatos së verës, duke përforcuar sulmin me futbollistin Erdon Daci.

adsdsadsadsadas

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ka vendosur të ringjallë karrierën e tij në kampionatin shqiptar pas eksperiencave aspak të lumtura në vitet e kaluar në Belgjikë e në Kazakistan.

“Mirë se erdhe, Erdon Daci! KF Tirana njofton afrimin e Erdon Dacit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Sulmuesi 28-vjeçar, pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen Tirona!”, shkruhej në njoftimin e bardhebluve.

“Unë do ta përshkruaja veten si golashënues. Këtë vit, është viti jonë. Premtimi për Tiranën është do të jap maksimumin në fushë dhe në fund të shpallemi kampionë”, ishin fjalët e sulmuesit në videon e prezantimit.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Tirana përforcon sulmin, afron futbollistin që ka luajtur me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut