ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Milanit, kampionët e Europës prezantojnë afrimin e parë të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 18:44

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Milanit, kampionët e Europës prezantojnë afrimin e parë të merkatos

PSG-ja e hap afatin kalimtar të verës me nënshkrimin e tyre të parë zyrtar. Klubi francez ka njoftuar nënshkrimin e portierit italian Alesandro Longoni.longoniAi ka qenë pjesë e akademisë së të rinjve të Milanit, por nuk debutoi kurrë me ekipin e parë. 18-vjeçari i cili luan  për ekipin kombëtar italian nën-18 vjeç ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët evropianë deri në vitin 2031.

Te PSG-ja, Longoni fillimisht do të shërbejë si portier i tretë, pas Matvei Safonov dhe Lukas Shevalier, duke zëvendësuar Renato Marin, i cili u huazua te CD Nacional, një ekip në ligën e parë portugeze.

Deklarata e PSG-së

“Alesandro Longoni ka nënshkruar me Paris Saint-Germain deri në vitin 2031. Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë mbërritjen e portierit italian Alssandro Longoni. 18-vjeçari, i lindur në Komo, ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2031. Ai do të veshë fanellën me numrin 16.”

PANORAMASPORT.AL