EKSKLUZIVE/ Kthim i bujshëm te Tirana, kapiteni që i dha lamtumirën ndërron mendje dhe bëhet përsëri pjesë e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 18:34

EKSKLUZIVE/ Kthim i bujshëm te Tirana, kapiteni që i dha lamtumirën ndërron mendje dhe bëhet përsëri pjesë e bardhebluve

Tirana e ka nisur me vrull merkaton një muajin korrik duke detajuar ekipin që do të ketë në dispozicion trajneri Dean Klafuriç për sezonin në vijim. Dhe duket se bardheblutë kanë siguruar një tjetër “ok” të rëndësishëm.

haxhiu tirana

Në mënyrë të papritur, një prej ish-kapitenëve të klubit bardheblu, Rimal Haxhiu, ka ndërruar mendje dhe vendosur që të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit. Futbollisti më datë 6 qershor i kishte dhënë publikisht lamtumirën ekipit me një postim në rrjetet sociale, duke deklaruar largimin e tij nga skuadra kryeqytetase.

“Panorama Sport” ka mësuar se palët kanë nisur përsëri negociatat mes tyre dhe është gjetur gjuha e përbashkët që Haxhiu të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve dhe pritet të vihet në urdhrat e Klafuriç. Futbollisti 27-vjeçar pritet të riprezantohet nga Tirana në ditët në vijimin.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL