ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Ardit Krymi prezantohet në klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 17:54

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Ardit Krymi prezantohet në klubin e ri

Ardit Krymi është edhe zyrtarisht tashmë një futbollist i Tiranës. Mesfushori i cili u largua nga Vllaznia, ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, u është bashkuar bardhebluve të Tiranës.

krymi

“Mirë se erdhe, Ardit Krymi! KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës. Mirë se erdhe në familjen bardh e blu!”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.

Krymi ndërpreu marrëveshjen me Vllazninë edhe pse kishte një kontratë me kuqeblutë pas një fundi sezoni të turbullt mes palëve. Për shkodranin nis një etapë e re në futbollin shqiptar ku do të veshë për herë të parë fanellën e një skuadre tjetër përveç asaj të qyteti të lindjes.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Tirana befason Vllazninë, i merr titullarin e padiskutueshëm