EKSKLUZIVE/ Tirana befason Vllazninë, i merr titullarin e padiskutueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 19:30

EKSKLUZIVE/ Tirana befason Vllazninë, i merr titullarin e padiskutueshëm

Ardit Krymi po mbyll një epokë me plot 359 ndeshje te Vllaznia. “Panorama Sport” raporton tashmë se mesfushori është drejt firmës me Tiranën.

KRYMI

Po diskutohen detajet e fundit mes palëve, ndërsa mesfushori ka vendosur të vazhdojë karrierën te rivalët e mëdhenj të kuqebluve. Për herë të parë në Shqipëri do të veshë një tjetër fanellë pas asaj të Vllaznisë.

Kontrata me Vllazninë ndërkohë i përfundonte në vitin 2027. Problemet në përfundim të kampionatit kanë bërë që Krymi të shikojë për një tjetër eksperiencë.

Tirana ndërkohë godet në merkato. Krymi ishte një nga titullarët e padiskutueshëm në Shkodër.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL