UFC në Shtëpinë e Bardhë, FBI parandaloi sulmet terroriste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 15:43

UFC në Shtëpinë e Bardhë, FBI parandaloi sulmet terroriste

FBI-ja ka bërë të ditur se ka parandaluar një sulm të dyshuar që synonte eventin “UFC Freedom 250”, i zhvilluar fundjavën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Sipas autoriteteve amerikane, të paktën pesë persona janë arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Screenshot 2026-06-17 154325

Sipas FBI-së, plani parashikonte përdorimin e dronëve të mbushur me eksploziv për të goditur zona pranë eventit, me qëllim krijimin e panikut dhe evakuimin e turmës.

Më pas, sulmuesit dyshohet se synonin të vepronin me snajperë të pozicionuar paraprakisht. Hetuesit zbuluan komunikime në aplikacionin “Signal”, ku diskutoheshin përgatitjet për sulmin.

Në total, 23 persona janë identifikuar si pjesë e rrjetit të dyshuar. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, vlerësoi bashkëpunimin mes agjencive të sigurisë, duke deklaruar se sulmet e planifikuara u neutralizuan para se të viheshin në zbatim. Eventi i UFC-së mblodhi mijëra pjesëmarrës, përfshirë figura të larta politike dhe publike, ndërsa masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme për shkak të profilit të lartë të aktivitetit.

PANORAMASPORT.AL