Shpërtheu në lot pas golit të parë, Mesi shpjegohet: Nuk ka lidhje me sportin…
Lionel Mesi ishte heroi i Argjentinës përsëri dhe në 20 vjetorin e debutimit të tij në një Kupë Bote, ia doli të shënonte tre gola ndaj Algjerisë duke i bërë startin perfekt Botërorit të tij të 6.

Por një pamje gjatë ndeshjes ishte shumë e veçantë, ajo pas golit të parë, ku Mesi nuk mbajti dot lotët dhe shihej dukshëm që po qante, i rrethuar nga shokët e skuadrës. I pyetur pas ndeshjes, argjentinasi shpjegoi se ato lot kishin qenë për shkak të një situate personale dhe nuk kishin lidhje me fushën e lojës.
“Unë qava për një çështje tërësisht jashtë sportit. Kam kaluar disa ditë të vështira, të komplikuara. I falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, pasi kanë qenë si gjithmonë në krahun tim duke më mbështetur, duke më dhënë shumë forcë që të isha mirë”, tha Mesi.
Messi a pleuré après son premier but, on est vraiment sur la dernière danse du meilleur joueur de l’histoire du football 😭 pic.twitter.com/dMuo36WuPn
— TENTER REGRETTER ! 🇨🇮 ( RENOUVEAU ) 🏟️ (@kefran_off) June 17, 2026
PANORAMASPORT.AL













