Nga Dinamo e Zagrebit tek izraelitët që luajnë jashtë, Egnatia mëson kundërshtarët e mundshëm për turin e dytë të Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 9:08

Nga Dinamo e Zagrebit tek izraelitët që luajnë jashtë, Egnatia mëson kundërshtarët e mundshëm për turin e dytë të Champions

Skuadra e Egnatias ka mësuar dje se do të jetë ekipi i Petrokub Hinçeshti rivali në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Por sot, rrogozhinasit do të mësojnë edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm në turin e dytë të turneut, nëse kalojë moldavët.

Egnatia champions

UEFA ka bërë si zakonisht minindarjen për shortin e orës 12:00 dhe nëse kalojnë turin e parë, për rrogozhinasit sigurisht nuk do të bëhet më e thjeshtë, pasi janë përsëri në vazon e jofavoritëve për shkak të koeficientit.

Emrat që ka përballë në short janë Dinamo Zagreb (Kroaci), Sllovan Bratislava (Sllovaki), Çelje (Slloveni) Omonoia (Qipro), Hapoel Ber-Sheva (Izrael) dhe fituesi i çiftit të turit të parë Borac (Bosnjë Hercegovinë)- Levski Sofje (Bullgari).

Ndërkohë, nëse mundet në turin e parë të Champions dhe kalon në Ligën e Konferencës, Egnatia do të përballet me një nga humbëset e tre çifteve Borac (Bosnjë Hercegovinë) – Levski Sofje (Bullgari), Kairat Almati (Kazakistan) – Sutjeska Nikshiç (Mali i Zi) dhe Víkingur Reikjavík (Islandë) – ETO Gior (Hungari).

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL