ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Partizanit dhe Kukësit largohet nga skuadra e Orges Shehit
Prishtina e Orges Shehit dhe mesfushori Gjelbrim Taipi kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme pas një sezoni të kaluar së bashku. Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas nëpërmjet faqes zyrtare. Taipi iu bashkua skuadrës bardhekaltër në prag të sezonit 2025/26 dhe gjatë kësaj periudhe zhvilloi 33 ndeshje në të gjitha garat.

Ai kontribuoi me dy gola dhe dy asistime, duke qenë një element i rëndësishëm në repartin e mesfushës. Futbollisti ishte pjesë e ekipit edhe në arenën ndërkombëtare, ku regjistroi tri paraqitje në garat europiane. Klubi e falënderoi Taipin për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
Vlen të theksohet se Taipi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kukës dhe Partizanit në elitën e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













