EKSKLUZIVE/ Tronditet Dinamo, Dejvi Bregu largohet papritur drejt rivalëve të Superiores
Dejvi Bregu është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se sulmuesi i Dinamos pritet të zyrtarizohet te rivalët e Teutës.

Fillimisht u bë fakt se rinovimi te Dinamo ka ardhur. Në fakt rezulton se 30-vjeçari nga Vlora nuk i kishte premtuar asnjërit klub për firmën deri tani. Bregu vetëm kishte bërë të qartë që do të dëgjonte ofertat, duke qenë në muajin e fundit të kontratës.
Gazeta ndërkohë e paralajmëroi që në muajin maj, që Bregu dhe po ashtu Sherif Kallaku janë drejt Teutës. Durrsakët e drejtuar nga Edlir Tetova kërkojnë të jenë konkurrues në sezonin e ardhshëm.
Dhe pse Vllaznia ka treguar për rinovimin e Sherif Kallakut, Teuta mbetet në skenë. Deri tani në Durrës është zyrtarizuar vetëm Abdurraman Fangaj.
LEXO EDHE
EKSKLUZIVE/ Kallaku dhe Bregu përkrah, klubi i Superiores planifikon një mesfushë ëndrrash për sezonin e ri
PANORAMASPORT.AL













