E KRYER/ Vllaznia përforcohet me kroat, vjen nga kategoria e dytë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 15:58

E KRYER/ Vllaznia përforcohet me kroat, vjen nga kategoria e dytë në Shqipëri

Bruno Brajkoviç do të prezantohet në vazhdim te Vllaznia. Marrëveshja është arritur për një kontratë 2-vjeçare.

bruno brajkovic

Lajmi është raportuar nga “Shkodra Sport”. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë nga Kroacia, që për herë të fundit luajti me Kroacia Zmijavci në kategorinë e dytë.

25-vjeçari më parë ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë. Në karrierën e tij numëron paraqitje edhe me NK Rude, Sibenik dhe Dugopolje.

Për të do të jetë eksperienca e parë jashtë Kroacisë. Në të njëjtin pozicion luan edhe Erdenis Gurishta, i cili po ashtu aktivizohet në qendër të mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL