ZYRTARE/ Kampionët godasin në merkato, prezantojnë liderin që u largua nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 15:12

ZYRTARE/ Kampionët godasin në merkato, prezantojnë liderin që u largua nga Laçi

Agan Mjaki është prezantuar nga Drita. Kampionët e Kosovës zyrtarizuan futbollistin që spikaste me Laçin. Pas tre sezonesh me kurbinasit u largua si lojtar i lirë.

Screenshot 2026-06-16 151224

Njoftimi i Dritës:

“Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Agan Mjaki! FC Drita ka kënaqësinë të prezantojë Agan Mjakin si përforcimin më të ri të skuadrës sonë. Aganit i dëshirojmë mirëseardhje, shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën tonë!”

23-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Më parë ishte edhe pjesë e ekipit U-21 të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL