Koha nuk premton, Vllaznia pret Europën me largime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 14:10

Koha nuk premton, Vllaznia pret Europën me largime

Prej disa ditësh, Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Europës, ku sot do të njihet me rivalin që do të ketë në Europë. Situata në kampin shkodran, ende nuk është qetësuar që pas zhgënjimit në “Final 4” dhe kur kanë mbetur pak javë deri në debutimin europian për këtë sezon, Vllaznia e sheh v eten me largime të shumta dhe ende nuk ka arritur të plotësojë hapësirat e lëna bosh. Veç largimeve që janë zyrtarizuar tashmë, shkodranët kanë edhe lojtarë të tjerë që pritet të largohen dhe një nga to është Esat Mala.

vllaznia

MESFUSHORI- Pas katër sezonesh të mbushura me emocione, ndeshje të rëndësishme dhe paraqitje si protagonist, aventura e Esat Malës me Vllazninë ka mbërritur në fund. Mesfushori nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve në sezonin e ardhshëm, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij në Shkodër. Gjatë këtyre viteve, ai u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke fi tuar besimin e trajnerëve dhe vlerësimin e tifozëve. Mala ishte një prej elementëve më të qëndrueshëm në repartin e mesfushës, duke spikatur për angazhimin, eksperiencën dhe aftësinë për të mbajtur ekuilibrat e skuadrës. Në shumë sfi da ai rezultoi vendimtar, ndërsa kontributi i tij në ecurinë e Vllaznisë gjatë viteve të fundit ka qenë i padiskutueshëm. Pikërisht për këtë arsye, largimi i tij konsiderohet si një humbje e rëndësishme për ekipin shkodran. Megjithatë, karriera e futbollistit pritet të vazhdojë në Superiore.

Gjithçka të çon drejt Durrësit, aty ku Teuta ka lëvizur me shpejtësi për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Burime pranë negociatave bëjnë me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për aspektin ekonomik, duke hedhur bazat e marrëveshjes që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Drejtuesit e klubit durrsak e shohin Malën si një futbollist që mund t’i japë menjëherë cilësi dhe eksperiencë skuadrës. Teuta është në proces rindërtimi dhe afrimi i një lojtari me eksperiencën e fituar në elitën e futbollit shqiptar shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e grupit. Vetë futbollisti duket i bindur për projektin që i është paraqitur dhe ka dhënë miratimin për kalimin në Durrës.

Ndërkohë, largimi i Malës shtohet në listën e futbollistëve që kanë mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë gjatë kësaj vere. Kuqeblutë po kalojnë një periudhë me ndryshime të shumta në organikë, ndërsa drejtuesit janë të angazhuar për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri. Në këtë panoramë, ndarja me një prej fi gurave më të rëndësishme të viteve të fundit shënon fundin e një epoke të vogël në mesfushën shkodrane, ndërsa Esat Mala bëhet gati të nisë një sfi dë të re me fanellën e Teutës.

VEND NUMĒRO- Pavarësisht emrave të shumtë që kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit në ambientin futbollistik shkodran, merkatoja e Vllaznisë vijon të mbetet thuajse e pandryshuar. Deri në këto momente, i vetmi afrim i konfi rmuar zyrtarisht në radhët e kuqebluve është Patrik Bardhi, ndërsa për pjesën tjetër të objektivave ende nuk ka asnjë zhvillim konkret. Në ditët e fundit janë përfolur disa futbollistë që mund t’i bashkoheshin skuadrës, madje për disa prej tyre u krijua përshtypja se marrëveshja ishte vetëm çështje kohe. Megjithatë, realiteti ka rezultuar ndryshe. Dumfur, që në një moment u konsideruan pranë fi rmës me Vllazninë, vazhdon të jetë larg konkretzimit, duke bërë që pritja e tifozëve të zgjatet edhe më shumë.

PËRGATITJET- Ndërkohë, koha nuk pret. Skuadra ka nisur përgatitjet dhe stafi teknik do të dëshironte që grupi të kompletohej sa më shpejt, në mënyrë që futbollistët e rinj të integroheshin me ekipin që në fazën e parë të punës. Deri tani, megjithatë, merkatoja kuqeblu duket se ka mbetur në vendnumëro, pa arritur të sjellë përforcimet e nevojshme në repartet që kanë nevojë për ndërhyrje. Kjo situatë bëhet edhe më e ndjeshme duke parë numrin e madh të largimeve që ka pësuar Vllaznia gjatë kësaj vere. Disa nga elementët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, duke lënë boshllëqe të konsiderueshme në formacion. Për këtë arsye, nevoja për afrime cilësore është kthyer në një domosdoshmëri dhe jo thjesht në një dëshirë. Tifozët kuqeblu presin me interes lëvizjet e radhës të klubit, teksa shpresojnë që ditët në vijim të sjellin lajme konkrete. Drejtuesit vazhdojnë punën në prapaskenë për të identifi kuar profi lët e duhur, por deri në momentin aktual, bilanci i merkatos mbetet i varfër. Me kampionatin që afrohet dhe me skuadrën që ka nevojë për disa përforcime të rëndësishme, në Shkodër pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për ndërtimin e Vllaznisë së sezonit të ri.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL