Dinamo dhe Egnatia mbajtën vjet peshën kryesore në Europë, Shqipëria grumbulloi pikë të rëndësishme
Klubet shqiptare zhvilluan një sezon intensiv në kupat e Europës gjatë edicionit 2025-2026, duke grumbulluar pikë të vlefshme për renditjen e Shqipërisë në UEFA. Në arenën ndërkombëtare morën pjesë Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani, me paraqitje që sollën fitore të rëndësishme, por edhe eliminime të dhimbshme.
Egnatia e nisi aventurën në Ligën e Kampioneve, ku në turin e parë kualifi kues u përball me islandezët e Breidablik. Kampionët shqiptarë fi tuan ndeshjen e parë 1-0, por u mposhtën rëndë 5-0 në takimin e kthimit, duke kaluar më pas në Ligën e Konferencës. Në Conference League, skuadra nga Rrogozhina reagoi mirë duke eliminuar Dinamo Minskun e Bjellorusisë me dy fitore, 2-0 dhe 1-0. Megjithatë, rrugëtimi i saj u ndërpre në turin e tretë kualifikues nga Olimpija Ljubljana. Pas barazimit 0-0 në sfidën e parë, sllovenët fituan 4-2 në kthim dhe siguruan kualifikimin
Dinamo e Tiranës ishte skuadra shqiptare me ecurinë më të gjatë. Kryeqytetasit kaluan Atlètic Club d’Escaldes të Andorrës falë rezultatit të përgjithshëm 3-2, ndërsa më pas realizuan një kualifi kim prestigjioz ndaj Hajduk Split. Pas humbjes 2-1 në Kroaci, Dinamo triumfoi 3-1 në ndeshjen e kthimit dhe siguroi kalimin në fazën “play-off ”. Aty u ndal nga polakët e Jagiellonia Bialystok, të cilët fituan 3-0 në takimin e parë dhe barazuan 1-1 në të dytin.
Vllaznia kaloi me sukses turin e parë të Conference League duke eliminuar BFC Daugavpils të Letonisë. Shkodranët humbën 1-0 në sfi dën e parë, por reaguan fuqishëm në kthim me fitoren 4-2. Në turin e dytë, kuqeblutë u përballën me Vikingur Reykjavik, por pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e parë, humbja 4-2 në Islandë i kushtoi eliminimin.
Partizani, ndërkohë, nuk arriti të kalonte raundin e parë. Të kuqtë barazuan 1-1 ndaj Kalju Nomme në ndeshjen e parë, por humbën 1-0 në kthim, duke i dhënë fund shpejt aventurës europiane.
PANORAMASPORT.AL













