Postuar: Qershor 16, 2026 | 0:14
Lëvizje surprizë/ Zyrtarizuan trajnerin e ri, por skuadrës shqiptare i ikën një yll
Liridon Latifi nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë 32-vjeçari, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, teksa bën me dije se rrugët janë ndarë pas 2 viteve të bukura me plot suksese brenda.

Kujtojmë që ditën e sotme te Shkëndija u zyrtarizua si trajner Artim Pollozhani, ndërkohë që mbetet të mësohet me mjaft interes se ku do të vijojë karrierën Latifi.
Me fanellën e kuqezi, ai numëron 55 paraqitje në kampionat ku shënoi 11 gola. Në të kaluarën Latifi ka veshur fanellën e Tiranës, Vllaznisë, Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar si dhe Pushkash Akademi dhe Sherif Tiraspol.
PANORAMASPORT.AL













