Bashkëpunim me “armikun”, Juventusi detyrohet të shesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 23:15

Bashkëpunim me “armikun”, Juventusi detyrohet të shesë

Te Juventus nuk është ende koha për ëndrra të mëdha në merkato. Prioriteti absolut është balancimi i financave dhe sigurimi i të ardhurave të rëndësishme pas mungesës në Ligën e Kampioneve.

inter-juve

Objektivi është i qartë, të arkëtohen të paktën 50 milionë euro nga shitja e lojtarëve deri në fund të muajit. Me ardhjen e administratorit të ri të deleguar, Xhovani Karnevali, strategjia e klubit është përqendruar fillimisht te largimet, përpara se të mendohet për përforcimet.

BOSHTI I PAPRITUR ME INTERIN

Një nga temat më interesante të merkatos italiane mund të jetë bashkëpunimi mes Juventusit dhe Interit. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Karnevalit dhe presidentit zikaltër, Xhuzepe Marota, mund të hapin rrugën për negociata të rëndësishme. Emri që pëlqehet më shumë nga Interi është ai i Andrea Kambiasos. Juventusi e konsideron të transferueshëm mbrojtësin vetëm për një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh. Shifra konsiderohet e lartë për momentin, por nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë një formulë të pranueshme. Kontaktet mes dy klubeve mund të përfshijnë edhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Në Torino po monitorohen situatat e Davide Fratezit dhe Karlos Augusto, ndërsa Interi vazhdon të ketë vlerësim të lartë për Gleison Bremer, një objektiv i kahershëm i zikaltërve. Një nga shitjet që mund të sjellë menjëherë para në arkat bardhezi është ajo e Nikolas Gonzalez. Juventusi shpreson të arkëtojë mbi 25 milionë euro nga transferimi i tij te Atletiko Madrid. Në të njëjtën kohë, drejtuesit torinezë po diskutojnë edhe për sulmuesin Aleksander Sorloth, i cili mbetet një nga emrat në listën e dëshirave për repartin ofensiv.

Edhe e ardhmja e Daglas Luiz mbetet e pasigurt. Ndërkohë, për klubet italiane mund të shfaqet si mundësi interesante mesfushori Fabio Mireti. Juventusi e vlerëson kartonin e tij rreth 15 milionë euro. Një tjetër dosje e ndërlikuar është ajo e Artur Melo.

PANORAMASPORT.AL