Të gjithë me sytë nga FSHF pas fjalës së presidentit Duka, ditë vendimtare për futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 14:20

Të gjithë me sytë nga FSHF pas fjalës së presidentit Duka, ditë vendimtare për futbollin shqiptar

Sot duhet të jetë dita kur do të mësohet fati përfundimtar i Final Four në Abissnet Superiore. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tregoi se brenda 15 ditëve të para të qershorit do të vendoset për të ardhmen.

Final-FOur-2048x1152

Final Four do të hiqet, por Komiteti Ekzekutiv do të vendosë nëse rikthehet formati klasik me 36 javë, apo do të përdoret një tjetër formulë. Kujtojmë se Final Four u përdor për tre edicione, ndërsa nuk pati numrin më të lartë të tifozëve.

Egnatia triumfoi në të tre sezonet në fjalë. Fillimisht në dy të parat e mbylli edhe kampionatin e rregullt në vendin e parë. Në anën tjetër te ky i fundit u pozicionua në vend të tretë pas 36 javësh, por në fund ia doli të fitonte titullin.

E sigurt është se numri i skuadrave do të mbetet i pandryshuar. Në edicionin e ardhshëm do të garojnë 10 skuadra në Abissnet Superiore.

PANORAMASPORT.AL