ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Partizanit rikthehet në Superiore dhe firmos me kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 11:52

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Partizanit rikthehet në Superiore dhe firmos me kampionët

Eneo Bitri është zyrtarisht lojtar i Egnatias. Lajmi i “Panorama Sport” është konfirmuar nga vetë klubi rrogozhinas, duke e prezantuar pak çaste më parë.bitri29-vjeçari bëhet nga rikthimet e bujshme në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se ish-mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit pjesë e Niregihazas në Hungari.

Për Bitrin ishte i interesuar dhe Partizani, por në fund ai ka vendosur të bashkohet me kampionët e vendit.

POSTIMI I PLOTË

Mirë se erdhe, Eneo Bitri! 💚🖤

Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do zhvillojne fazen përgatitore.

Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit.

Të urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë momente të bukura së bashku!


View this post on Instagram

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ E bujshme! Eneo Bitri arrin akordin, ish-kapiteni i Partizanit rikthehet përfundimisht në Shqipëri