FORMULA 1/ Më në fund “Sir” Luis: Fitoren me Ferrarin e kam ëndërruar që fëmijë
Në sezonin e tij të dytë te Ferrari, Luis Hamilton triumfoi në Barcelonë dhe nuk i fshehu emocionet pas suksesit historik me skuadrën nga Maranelo.
“Kur isha fëmijë, shikoja Ferrarin të fitonte në televizor dhe pyesja veten se si do të ishte të fitoje me këtë makinë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe shpresoj që kjo të jetë vetëm e para nga shumë fitore të tjera. Faleminderit të gjithëve”, deklaroi kampioni britanik pas Çmimit të Madh të 31-të me Ferrarin.
Për Hamiltonin, kjo ishte fitorja e 106- të në një karrierë që tashmë konsiderohet legjendare. Hamilton theksoi se puna e bërë gjatë muajve të fundit ka qenë vendimtare për rikthimin e ndjesisë së duhur me makinën.
“Falë punës së vazhdueshme kemi rikthyer harmoninë dhe besimin. Duhet të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar në prapaskenë, duke besuar tek unë dhe tek vendimet që kemi marrë”.
I pyetur për mundësinë e luftës për titullin, britaniku mbeti me këmbë në tokë: “Do ta shijojmë këtë rezultat, por Mercedesi mbetet ende shumë i shpejtë. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kjo është vetëm një etapë e rrugëtimit që nuk përfundon këtu”, përfundoi britaniku.
PANORAMASPORT.AL













