Postuar: Qershor 14, 2026 | 20:53
Mbrëmje historike për Nojerin, parakalon legjendën Mateus
Portieri legjendar gjerman Manuel Nojer ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i moshuar që përfaqëson Gjermaninë në një turne madhor.

Në moshën 40 vjeç e 79 ditë, ai theu rekordin e mbajtur prej dekadash nga Lotar Mateus. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në EURO 2000, kur Mateus luajti ndaj Portugalisë në moshën 39 vjeç e 91 ditë.
Nojer vazhdon të dëshmojë nivel të lartë performance dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Përvoja e tij mbetet një aset i rëndësishëm për kombëtaren gjermane në arenën ndërkombëtare. Emri i Nojer tashmë është shkruar me gërma të arta në librat e rekordeve të kombetares gjermane.
PANORAMASPORT.AL













