Historia e sulmuesit të Kuraçaos, si Botërori 2006 e ktheu në futbollist
Në skuadrën e Kuraçaos, vetëm Tahith Çong ka lindur në ishullin e Karaibeve. Lidhja e tij me Gjermaninë shkon shumë përtej një huazimi gjashtëmujor te Verder Bremen.

Pjesë e historisë personale të sulmuesit është fakti që si fëmijë i vogël nuk kishte aspak interes për futbollin. “Nuk më pëlqen ky sport. Futbolli është i mërzitshëm,” ishte përgjigjja e tij sa herë që babai e çonte në ndeshje. Por më pas erdhi Kupa e Botës 2006 në Gjermani, “Përralla e Verës” dhe kjo u bë një moment vendimtar për Çong.
“E pashë finalen mes Italisë dhe Francës me goditjen me kokë të Zinedin Zidan. Në atë kohë bëja tifoz për Francën, pse, ende nuk e di dhe qava pas ndeshjes. Më pas i thashë babait: ‘Dua të luaj futboll.’ Kur mendoj që 20 vjet më vonë po luaj në Kupën e Botës me Kuraçaon, është thjesht e pabesueshme.”
PANORAMASPORT.AL













