“Diktaturë e FIFA-s, ku është transparenca?”/ Dy ikonat e Anglisë shpërthejnë në Botëror: E bënë edhe në turneun e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 14:26

“Diktaturë e FIFA-s, ku është transparenca?”/ Dy ikonat e Anglisë shpërthejnë në Botëror: E bënë edhe në turneun e kaluar

FIFA i publikoi disa orë më vonë pamjet, që tregonin se pozicioni i Zvicrës para golit ndaj Katarit ishte i rregullt. Pas barazimit 1 me 1 që u regjistrua në sfidën e Botërorit, Geri Nevil dhe Ian Rajt si dy legjenda të Anglisë shpërthyen duke komentuar për “ITV”.

Screenshot 2026-06-14 142548

“Të gjithë ne që jemi këtu e mendojmë këtë, dhe po ashtu edhe të gjithë ata që po na ndjekin nga shtëpia. Goli është në pozicion jashtë loje. FIFA është organizatorja e turneut, ata kanë provat nga sistemi i automatizuar i vendimmarrjes. Pse nuk po na i tregojnë?

Këtë e bënë edhe në turneun e kaluar. Tifozët tashmë nuk kanë besim. Ekziston një pikëpyetje shumë e madhe mbi atë vendim, sepse për mua kjo është jashtë loje derisa të më provojnë të kundërtën”, u shpreh Nevil.

Ian Rajt komentoi: “Është si një diktaturë në kuptimin që ata i mbajnë këto prova dhe nuk ua tregojnë tifozëve. Kjo është qesharake. Na provoni që nuk është jashtë loje. Ku është transparenca?”

FIFA e shpjegoi vetëm disa orë pas ndeshjes se çfarë ndodhi duke shpjeguar: “Gjatë ndeshjes Katar – Zvicër në “San Francisco Bay Area”, një ndërprerje e shkurtër teknike bëri që grafika e animuar që konfirmon pozicionin e rregullt të lojtarëve të mos gjenerohej përpara penalltisë së akorduar për Zvicrën në minutën e 14-të. Problemi u zgjidh shpejt.

Procesi i punës së sistemit VAR nuk u ndikua nga ky problem dhe ndoqi procedurën normale për verifikimin e vendimit të marrë në fushë. Vijat e përdorura nga VAR-i për të kontrolluar pozicionin e lojtarëve përkatës nuk treguan se lojtari sulmues ishte në pozicion jashtë loje në asnjërën prej dy situatave që ndodhën menjëherë përpara vendimit për penallti”.

LEXO EDHE:

E ÇUDITSHME! Plasin polemikat në Botëror, FIFA fajëson disa orë pas ndeshjes: Ndodhi ky problem

HKuxk9-WMAAWEhu HKuxk9pXEAAz3pL

PANORAMASPORT.AL