Shkeli rregullat antidoping, medalistja olimpike pezullohet për katër muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 10:50

Shkeli rregullat antidoping, medalistja olimpike pezullohet për katër muaj

Atletja etiopiane Gudaf Tsegay, një nga emrat më të njohur të atletikës botërore, është pezulluar për katër muaj për shkelje të rregullave antidoping.

dg

Dy herë kampionia e botës dhe medalistja olimpike pranoi praninë e një substance të ndaluar në një test të kryer jashtë garave. Tsegay rezultoi pozitive për një metabolit të letrozolit, substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA).

Atletja shpjegoi se ilaçi i ishte përshkruar nga mjekët për trajtimin e një problemi shëndetësor dhe paraqiti dokumentacionin përkatës. Në shkurt, ajo kërkoi një Përjashtim për Përdorim Terapeutik (TUE), ndërsa “World Athletics” konfirmoi se trajtimi i saj përmbushte kriteret e kërkuara.

Megjithatë, WADA refuzoi dhënien e një përjashtimi retroaktiv, duke çuar në një marrëveshje mes sportistes, WADA-s dhe Njësisë së Integritetit të Atletikës (AIU). Sipas AIU, pezullimi 4-mujor u konsiderua i përshtatshëm, pasi u vlerësua se sportistja nuk kishte përgjegjësi apo neglizhencë të konsiderueshme. Tsegay është fituese e medaljes së bronztë olimpike në 5.000 metra dhe kampione bote në disiplinat 5.000 dhe 10.000 metra.

PANORAMASPORT.AL