Hunj dhe tela me gjemba, sporti ekstrem që sfidon UFC-në
Ndërsa UFC vazhdon të konsiderohet organizata më prestigjioze e sporteve të luftimit, në Japoni po tërheq vëmendje një disiplinë edhe më ekstreme e quajtur “Deathmatch”. E krijuar në vitin 1995 si një degëzim i “wrestling”-ut profesional, kjo formë luftimi lejon përdorimin e objekteve dhe mjeteve që zakonisht ndalohen në sportet e kontaktit.

Në “Deathmatch” përdoren shpesh shkopinj bejsbolli, tela me gjemba, hunj, doreza me copa xhami dhe elementë të tjerë spektakolarë që rrisin intensitetin e përballjeve. Luftëtari meksikan Violento Jack, një nga figurat më të njohura të kësaj disipline, thekson se “Deathmatch” nuk është vetëm dhunë, por edhe tregim historie dhe emocion për publikun.
Sipas tij, kombinimi i fantazisë me realitetin është arsyeja pse ky stil vazhdon të tërheqë fansa. Megjithëse konsiderohet një nga format më të ashpra të “wrestling”-ut, organizatorët përdorin koreografi të kontrolluara për të shmangur dëmtime fatale.
PANORAMASPORT.AL













