U shit për shifër marramendëse nga klubi i Superiores, futbollisti bëhet i padëshiruar në klubin ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 18:40

U shit për shifër marramendëse nga klubi i Superiores, futbollisti bëhet i padëshiruar në klubin ukrainas

Klubet e Kategorisë Superiore në vitet e fundit kanë transferuar shumë futbollistë në klubet ukrainas, të cilat janë në kërkim të lojtarëve pasi jo shumë të tillë janë të gatshëm të luajnë në kushtet e luftës atje. Dhe për të siguruar lojtarët, ata shpeshherë paguajnë shifra që janë të shumë lakmuese për klubet shqiptare.

mba

E tillë ishte situata edhe me sulmuesin e Partizanit, Kristian Mba. Ai i dha lamtumirën Superiores për të udhëtuar në Ukrainë në shkurtin e vitit 2025, pasi iu bashkua atje Metalist 1925 në kategorinë e dytë, duke e ndihmuar që të kthehej në elitë.

Por sipas mediave ukrainase, tashmë sulmuesi për të cilin asokohe u raportua se Partizani përfitoi 500 mijë euro, ka dalë jashtë planeve të klubit që ka synime të luajë për objektiva madhorë. Ndaj Mba projektohet si një prej emrave që do të largohen gjatë merkatos së verës nga klubi pjesë e të cilit janë edhe Ermir Rashica, Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela të cilët u transferuan po ashtu nga futbolli shqiptar.

PANORAMASPORT.AL