Gjithmonë në ADN të Brazilit, Ançeloti konfirmon skemën 4-2-4

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 16:50

Gjithmonë në ADN të Brazilit, Ançeloti konfirmon skemën 4-2-4

Alison. Danilo, Markinjos, Gabriel Magalhaesh dhe Aleks Sandro, Kasemiro dhe Bruno Gimaraesh, Lukas Paketa, Mateus Kunja, Rafinja dhe Vinicius.

BRAZIL

Nëse nuk ndodhin surpriza në orët e ardhshme, ky do të jetë Brazili që do të debutojë në Kupën e Botës sonte në mesnatë me orën e Europës kundër Marokut, në “MetLife Stadium”, në Nju Xhersi.

Edhe pse nuk e ka konfirmuar ende formacionin, sepse nuk ka dhënë as një intervistë që nga miqësorja kundër Egjiptit, Karlo Ançeloti përsëriti skuadrën në stërvitje këtë të premte, në qendrën stërvitore të “New York Red Bulls”, në Morristoun, në Shtetet e Bashkuara.

Shkurt ai nuk do të ndryshojë asgjë nga ato që ka thënë, një formacion tipik 4-2-4, një skemë e cila historikisht ka përfaqësuar futbollin ofensiv brazilian, që nuk ndryshon as me një teknik italian.

PANORAMASPORT.AL