E KRYER/ E papritur! Skënderbeu bën “bingo” në merkato, transferon mesfushorin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 15:07

E KRYER/ E papritur! Skënderbeu bën “bingo” në merkato, transferon mesfushorin e Tiranës

Ermal Meta është larguar nga klubi kryeqytetas, Tirana. “Ligasport.al” zbulon se destinacioni i mesfushorit është Skënderbeu, klubi i sapo rikthyer në Superiore.metaMeta do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Julian Ahmataj pasi punuan bashkë te bardheblutë në sezonin 2023/24. Rikujtojmë që Ahmataj merr vendin e Ernest Gjokës i cili u largua nga korçarët.

Ky sezon nuk ka qenë aq i mirë për 20-vjeccarin i cili ka luajtur vetëm në 13 ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Por pas 3 vitesh me Tiranën tashmë është gati të provojë veten në një ekip tjetër.

PANORAMASPORT.AL