Dinamo në “Top 3”, Bregut i rritet vlera. Rekord nga zbulimi i sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 10:53

Dinamo në “Top 3”, Bregut i rritet vlera. Rekord nga zbulimi i sezonit

Dinamo mbylli një sezon me shumë oshilacione në kampionatin shqiptar, duke fituar Kupën e Shqipërisë, teksa nuk arriti të shkonte më shumë se në vendin e katërt në “Final 4”. dinamoMegjithatë, mbyllja e kampionatit me një trofe, e ka bërë të suksesshëm deri diku sezonin e bluve dhe kjo ka sjellë edhe një rritje të vlerës së disa lojtarëve në treg. Përditësimi më i fundit i vlerave ka sjellë lëvizje të rëndësishme brenda organikës blu, me disa lojtarë që kanë shënuar rritje të konsiderueshme, ndërsa të tjerë kanë humbur terren në tregun e transferimeve.

Skuadra e drejtuar për të qenë protagoniste edhe në sezonin e ardhshëm vazhdon të ketë një grup me potencial të lartë, gjë që refl ektohet edhe në vlerën totale të ekipit. Sipas të dhënave më të fundit, Dinamo vlerësohet me 5.78 milionë euro, ndërsa disa nga emrat kryesorë të skuadrës vazhdojnë të mbeten ndër më të vlerësuarit në kampionatin shqiptar. Sakaq, në vlerën e përgjithshme, Dinamo renditet si klubi i tretë më i shtrenjtë pas Partizanit e Egnatias.

MË TË SHTRENJTËT- Në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm të Dinamos qëndron Dejvi Bregu. Sulmuesi i krahut, i cili prej vitesh konsiderohet një nga lojtarët më cilësorë të Superiores, vlerësohet me 500 mijë euro dhe mban vendin e parë në skuadër. Pas tij renditet Malomo Ajodeji me 400 mijë euro. Mesfushori nigerian ka fi tuar rëndësi të madhe në skuadër dhe tashmë është kthyer në një nga asetet më të vlefshme të klubit. Vendin e tretë e ndajnë Faton Neziri dhe Klevi Qefalija, të dy të vlerësuar me nga 350 mijë euro. Neziri ka qenë një nga surprizat më të këndshme të skuadrës, ndërsa Qefalija vazhdon të konfi rmojë potencialin e tij si një nga mesfushorët më premtues shqiptarë. Pesëshen e futbollistëve më të vlefshëm e plotëson Naser Aliji me 300 mijë euro. Edhe pse ka pësuar një ulje në vlerësimin e fundit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës. Me të njëjtën vlerë prej 300 mijë eurosh renditet edhe sulmuesi Lorenco Vila.

RRITJA MË E LARTË NË TREG – Përditësimi i fundit ka sjellë rritje të ndjeshme për disa futbollistë të Dinamos, duke konfi rmuar progresin e tyre gjatë muajve të fundit. Rritjen më të madhe e ka regjistruar Malomo Ajodeji. Nigeriani i transferuar në janar nga Bylisi, ka kaluar nga 275 mijë euro në 400 mijë euro, duke fi tuar plot 125 mijë euro dhe duke u ngjitur mes lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës. Mesfushori ishte padyshim protagonist me gola e asiste të shumtë që nga janari. Pas tij vjen Faton Neziri, i cili ka parë kartonin e tij të rritet nga 200 mijë në 350 mijë euro. Edhe Klevi Qefalija ka përfi tuar nga përditësimi i fundit, duke kaluar nga 250 mijë në 350 mijë euro. Ndërkohë, Qardaku ka shënuar një rritje nga 175 mijë në 250 mijë euro, ndërsa Koma është një nga emrat që ka fi tuar menjëherë vlerësim në treg, duke u kuotuar me 200 mijë euro pavarësisht se më parë nuk kishte një vlerë të përcaktuar. Këto lëvizje tregojnë qartë se Dinamo ka në përbërje lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët mund të rrisin më tej vlerën e tyre në sezonet e ardhshme.

RËNIA NË TREG – Në anën tjetër, disa futbollistë kanë pësuar rënie në përditësimin më të fundit të vlerave. Humbjen më të madhe e ka regjistruar Bernard Berisha. Futbollisti ka zbritur nga 400 mijë euro në 200 mijë euro, duke humbur plot 200 mijë euro nga vlera e tij në treg. Një tjetër rënie e rëndësishme është ajo e Naser Alijit, i cili ka kaluar nga 350 mijë në 300 mijë euro. Po ashtu, Florenc Farruku ka humbur 50 mijë euro, duke zbritur nga 200 mijë në 150 mijë euro. Mes lojtarëve që kanë humbur vlerë fi guron edhe portieri Edmir Sali, i cili ka kaluar nga 125 mijë në 75 mijë euro. Ndërkohë, Bakari Gudiabi ka pësuar një rënie më të lehtë, nga 275 mijë në 250 mijë euro. Në fundin e listës së vlerave të skuadrës gjenden Edmir Sali dhe Brajt Xhejms me nga 75 mijë euro, ndërsa Rustem Hoxha, Tomas Kiri dhe Adrian Docci vlerësohen me nga 25 mijë euro secili.

VLERA E PËRGJITHSHME E SKUADRËS – Pavarësisht luhatjeve individuale, Dinamo vazhdon të ruajë një profi l të fortë ekonomik. Vlera totale e skuadrës ka arritur në 5.78 milionë euro, ndërsa mosha mesatare e grupit është 27.3 vjeç. Sulmi rezulton reparti më i vlefshëm i ekipit me 2.08 milionë euro, duke konfi rmuar investimin e klubit në lojtarët ofensivë. Mbrojtja renditet e dyta me një vlerë prej 1.83 milionë eurosh, ndërsa mesfusha kap shifrën e 1.53 milionë eurove. Portierët kanë një vlerë totale prej 350 mijë eurosh, duke qenë reparti me peshën më të vogël fi nanciare në skuadër. Në tërësi, këto shifra tregojnë se Dinamo disponon një organikë të balancuar dhe me potencial për të rritur më tej vlerën e saj në të ardhmen. Me disa lojtarë që po shënojnë progres të vazhdueshëm dhe me një bërthamë të konsoliduar, klubi blu vazhdon të mbetet një nga skuadrat më interesante të tregut shqiptar, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.23

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL