Kukureja mban premtimin e guximshëm, mbrojtësi spanjoll bën tatuazh fytyrën e…
Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Mark Kukureja, e ka mbajtur premtimin e bërë para finales së Kupës së Botës, duke bërë tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente.

Ai kishte deklaruar se, nëse Spanja do të fitonte titullin e kampionit të botës, ai do ta përjetësonte trajnerin në trupin e tij dhe kështu ndodhi.
“Nëse fitojmë Kupën e Botës, do ta bëj tatuazh fytyrën e Luis de la Fuentes. Duhet të jetë në një vend të dukshëm, sepse njerëzit do të më pyesin për të”, kishte thënë mbrojtësi spanjoll.

Premtimi u bë realitet pasi Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin 1 me 0 në finalen e Kupës së Botës, duke u shpallur kampione e botës. Pak ditë pas triumfit historik, Kukureja zbuloi tatuazhin e ri.
PANORAMASPORT.AL













