Kampioni i Botës me Spanjën i nënshtrohet operacionit, klubi zbulon gjendjen e futbollistit
Mançester Siti njoftoi se Rodri Hernandez i është nënshtruar me sukses një operacioni në shpinë.

“Mançester Siti mund të konfirmojë se Rodri i është nënshtruar me sukses një operacioni të vogël në shpinë. Mesfushori kishte përjetuar shqetësime për njëfarë kohe, por tani i është nënshtruar një procedure për të zgjidhur problemin dhe do të fillojë një periudhë të shkurtër rehabilitimi”, thuhet në deklaratën e klubit anglez.
Mesfushori spanjoll mbërriti në Madrid dje dhe iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar probleme të vogla në shpinë që nuk do të kërkojnë shtrim në spital.
Enco Mareska, trajneri i Sitit konfirmoi në një konferencë për shtyp se lojtari i tij do t’u ribashkohet atyre pas operacionit. “Ka nevojë për pushime, ai duhet të pushojë dhe të rikuperohet. Pastaj do të kthehet me ne”, deklaroi trajneri.
PANORAMASPORT.AL













