BASTET/ Ekipi i Nevil Dedes kërkon surprizën, si kuotohen skuadrat në duelin Celje-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 14:06

BASTET/ Ekipi i Nevil Dedes kërkon surprizën, si kuotohen skuadrat në duelin Celje-Egnatia

Celje konsiderohet favorite për të fituar ndeshjen e kthimit ndaj Egnatias në raundin eliminator të Ligës së Kampioneve.

celje

Sipas kuotave të kompanive të basteve, fitorja e skuadrës sllovene vlerësohet me koeficientin 1.40, ndërsa barazimi kuotohet me 4.50 dhe suksesi i kampionëve të Shqipërisë me 7.00.

Megjithatë, rezultati 3-3 në ndeshjen e parë ka lënë gjithçka të hapur dhe Egnatia ka treguar se është në gjendje t’i bëjë ballë Celjes.

Edhe pse bastet favorizojnë qartë vendasit, skuadra e Nevil Dedes do të synojë të surprizojë dhe të sigurojë kualifikimin në transfertën e vështirë në Slloveni.

PANORAMASPORT.AL