Legjenda gjermane sulmon ashpër kombëtaren e Argjentinës: Shembull i keq dhe hipokrite, nuk i kuptoj lëvdatat për ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 11:52

Legjenda gjermane sulmon ashpër kombëtaren e Argjentinës: Shembull i keq dhe hipokrite, nuk i kuptoj lëvdatat për ta

Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Rudi Fëler foli në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve në Mainz teksa u shpreh se gjermanët nuk duhet të imitojnë Argjentinën në përpjekjet e saj për t’u rikthyer në krye të futbollit botëror. Ndër të tjera ai i cilësoi “Abiceleste” si një shembull i keq.arge“Ne në Gjermani duhet të mbrohemi më mirë. Shumë e kanë përmendur Argjentinën si një model dhe mua kjo më duket si një shembull i keq. Papritmas argjentinasit janë bërë shembulli më i mirë, gjë që më duket paksa hipokrite. Nuk dua një ekip që luan si Argjentina. Kjo nuk ka të bëjë fare me futbollin. Po, ata ishin kampionë bote dhe këtë herë ishin nën-kampionë. Por, sinqerisht, nuk i kuptoj kaq shumë lëvdata”, shtoi Fëler i cili luajti 90 ndeshje për Gjermaninë në vitet 1980 dhe 1990 dhe shënoi 47 gola.

PANORAMASPORT.AL