Ramazan Ndreu shtyn Luzin, emërohet trajneri i Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 23:55

Ramazan Ndreu shtyn Luzin, emërohet trajneri i Kastriotit

Ramazan Ndreu prej fundjavës së kaluar është rikthyer në drejtim t skuadrës krutane. Lajmin e bën të ditur për gazetën “Panorama Sport”, vetë trajneri i njohur krutan. Me marrjen e detyrës te skuadra krutane, numri një i pankinës, hedh poshtë dhe lajmin e qarkulluar në media sociale, sikur Ndreu kishte marrë drejtimin e skuadrës së kategorisë së dytë, Luzi 2008.

NDREU

“Prej disa ditësh kam marrë detyrën te skuadra e Kastriotit, me dëshirën për të dhënë më të mirën me skuadrën e vendlindjes”, shprehet shkurt, numri një i pankinës krutane, Ramazan Ndreu. Ndërkohë skuadra ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ri futbollstik.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, përgatitjet e këtij sezoni kanë startuar në fushën e vjetër të qytetit, e rehabilituar në sajë të investimeve të FSHF-së dhe atë të Bashkisë së qytetit. Në një prononcim dhënë gazetës “trajneri krutan, mes të tjerash, pohon se skuadra për edicionin e ri do të ruajë grupin që mbylli sezonin e kaluar.

“Skuadra do ta ruajë boshtin e sezonit të kaluar. Natyrshëm e kemi të nevojshme përforcimet me elementë cilësorë por një gjë e tillë do të vendosim në ditët në vazhdim”, mbyll komentin trajner krutan, Ramazan Ndreu, që përveç ish-futbollist i skuadrës krutane ka qenë dhe në rolin drejtues në disa skuadra të vendit. Në ditët në vijim, drejtuesit krutanë do të programojnë dhe zhvillimin e ndonjë ndeshjeje miqësore.

NDERIM GOCI  – PANORAMASPORT.AL