Ish-sulmuesi i zhgënjyer: Ta mbash Leaon? Mjaft, ka zhgënjyer 6 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 19:15

Ish-sulmuesi i zhgënjyer: Ta mbash Leaon? Mjaft, ka zhgënjyer 6 vite

Gazetari Alesandro Skiavone ka inter vistuar ekskluzivisht për “MilanNews.it” në Liezh, Nikola Amoruzon. Ish-sulmuesi nga Cerignola, gjatë karrierës së tij, ka shënuar 4 gola ndaj Milanit me katër fanella të ndryshme (Padova, Juventus, Modena dhe Rexhina) dhe ka dhënë mendimin e tij për Gonçalo Ramosin, Gilën dhe… Leaon.

leao

Nga një sulmues te një sulmues, çfarë mendimi keni krijuar për Gonçalo Ramosin? Si me Portugalinë, ashtu edhe te PSGja, ka qenë shpesh në stol… a mund të bëjë mirë më në fund si titullar? Epo, është një bast i bukur. Sigurisht, t’ia besosh sulmin e Milanit Gonçalo Ramosit nuk është e lehtë, sepse është një repart që ka një peshë shumë të madhe. Por këtë do ta mësojmë shumë shpejt, nëse ai është një lojtar për Milanin. Milani vjen nga një sezon disi i veçantë, i prishur në fund nga ato tri ndeshje të cilat nuk arriti t’i fitonte. Në fund mbeti jashtë Champions League dhe gjithçka u revolucionua. Pastaj, gjithmonë është fusha ajo që jep verdiktin. Është një lojtar që padyshim është paguar shumë. Vlera e tij është e rëndësishme dhe tani i takon atij të futet menjëherë në mentalitetin e Milanit, me një trajner të ri që ka ide të rëndësishme.

Për shumë njerëz është paguar më tepër sesa duhet… Sigurisht, nuk është paguar pak. Është një lojtar që do të ketë këtë përgjegjësi, të tregojë cilësitë e tij.

Duket se ka një harmoni perfekte me Leaon. Kundër Kroacisë, ndeshjen e vendosën dy lojtarët e Milanit. Rafa meriton një tjetër shans apo e ka mbyllur ciklin te Milani? Tashmë kanë kaluar vite që presim, sidomos tifozët e Milanit presin të shohin një Leao ndryshe, një Leao më të pjekur. Në të gjithë këto vite, përveç ndoshta sezonit kur fitoi titullin kampion, në vitet e tjera ai ka zhgënjyer goxha. Mendoj se është e drejtë që Milani të shikojë edhe alternativa të tjera, sidomos nëse do të ketë mundësi për ta shitur dhe për të përfituar financiarisht, në mënyrë që më pas të investojë te lojtarë të një profili tjetër…

Gila vjen nga Lacio, ashtu si Nesta, Stam, Odo dhe Pankaro. A është një shenjë e mirë? Mund të bëjë shumë mirë te Milani, sepse ka cilësi të rëndësishme. Ai ka qenë mbrojtësi më i mirë i kampionatit, është një lojtar inteligjent dhe shumë i fortë në duele. Prandaj besoj se është një zgjedhje e qëlluar. Milani ka marrë një lojtar që i sjell cilësi dhe një siguri të caktuar repartit të mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL