Tronditet Partizani, dëmtohet rëndë futbollisti që ishte garanci për sezonin e ri
Partizani është tronditur nga një lajm i fundit. Dëmtimet janë rikthyer sërish në makth, ndërsa këtë herë bëhet fjalë për Tedi Malajn. “Ligasport” zbulon se bëhet fjalë për dëmtim serioz në gju për mesfushorin me tipare sulmuese.

Malaj shikohej si garanci për sezonin e ri, për shkak edhe të rregullit të ri të FSHF. Bëhet fjalë për rregullin që detyron ekipet e Abissnet Superiore, të kenë të paktën një lojtar të datëlindjes 2007 në fushë. Dhe Malaj ishte pikërisht futbollisti që e plotësonte si kriter dhe mund të merrte më tepër hapësira.
“Panorama Sport” ndërkohë raportoi dje se dëmtimi i Malajt erdhi në minutën e 80-të. Vendin e tij e mori Rouen Hjumen, i cili ndërkohë e kishte nisur sfidën si titullar. Vetëm një minutë më vonë erdhi goli nga ana e tij.
Malaj mbushi 19 vjeç në fillimin e këtij muaji. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rikuperimi i lojtari të Kombëtares U-19.
PANORAMASPORT.AL













