Trajneri i Juventusit në zi, ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë i Luçiano Spaletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 14:28

Trajneri i Juventusit në zi, ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë i Luçiano Spaletit

Trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti, është në zi të thellë. Nëna e tij, Ilva ndërroi jetë sot në moshën 93-vjeçare. Ajo vdiq në Sovigliana, një fshat i vogël i Vinçit në provincën e Firences, ku jetonte.🕊 | Nos plus sincères condoléances à notre mister Luciano Spalletti après  la perte de sa maman Ilva 🫂🤍

Spaleti dhe nëna e tij kishin një lidhje të thellë, një lidhje që vetë trajneri e kujtoi me nostalgji publikisht, si në inaugurimin e tij si trajner i ekipit kombëtar të Italisë në vitin 2023.

Me atë rast, ai kujtoi një anekdotë fëmijërie nga Kupa e Botës 1970, vetëm 11 vjeç, i magjepsur nga gjysmëfinalja historike Itali-Gjermani 4-3, ai i kërkoi nënës së tij t’i qepte me dorë një flamur gjigant italian në mënyrë që të mund të festonin në fshatin e tyre. Një çarçaf i madh që trajneri e ruajti gjatë gjithë jetës së tij si një amuletë e çmuar.

PANORAMASPORT.AL