ZYRTARE/ Talent premtues për të ardhmen, Mançester Junajtid firmos me djalin e ish lojtarit të Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 12:03

ZYRTARE/ Talent premtues për të ardhmen, Mançester Junajtid firmos me djalin e ish lojtarit të Sitit

Mançester Junajtid ka njoftuar nënshkrimin e lojtarit të kombëtares së të rinjve uellsianë, Kit Margetson.

margetson

19-vjeçari i bashkohet klubit nga Sëansea City, me të dyja palët që kanë rënë dakord për një tarifë kompensimi për lojtarin.

Margetson është djali i ish-portierit të Mançester Siti, Martyn Margetson, i cili luajti gjithashtu për Huddersfield Toën dhe Cardiff City përpara se të fillonte një karrierë si trajner.

Sezonin e kaluar, lojtari i kombëtares së Uellsit U21 e kaloi sezonin si huazim nga Swansea City në Connah’s Quay, duke ndihmuar ekipin të siguronte një vend në futbollin evropian.

PANORAMASPORT.AL