Nuk e duan tek Italia, reagon zyrtarisht Pirlo: Falenderoj Maldinin dhe Leonardon, më vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 0:03

Nuk e duan tek Italia, reagon zyrtarisht Pirlo: Falenderoj Maldinin dhe Leonardon, më vjen keq që…

Andrea Pirlo ka reaguar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale, pas debatit të madh për emërimin e mundshëm të tij në krye të Italisë. Politika është përfshirë, duke kërkuar që Pirlo të mos drejtojë përfaqësuesen. Shkak është bërë roli i tij si ambasador global në një faqe bastesh ruse.

Screenshot 2026-07-27 000210

REAGIMI I PIRLOS:

“Ditët e fundit kam ndjekur me hidhërim të madh debatin që është zhvilluar rreth emrit tim dhe mundësisë për të marrë rolin e trajnerit të Kombëtares italiane.

Nga respekti për institucionet, Federatën dhe për të gjithë personat e përfshirë, deri më tani kam zgjedhur të ruaj heshtjen. Megjithatë, e konsideroj detyrim të sqaroj disa çështje.

Gjatë gjithë karrierës sime, fillimisht si futbollist dhe sot si trajner, e kam ushtruar gjithmonë veprimtarinë time në përputhje të plotë me ligjet e vendeve ku kam punuar dhe me kontratat që kam nënshkruar. Bashkëpunimi profesional që është bërë objekt i polemikave të fundit ka lindur në kuadër të rrugëtimit tim profesional në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është ekskluzivisht i natyrës tregtare dhe sportive.

T’i atribuohet këtij bashkëpunimi një domethënie politike do të thotë të më atribuohen bindje që nuk i kam shprehur kurrë dhe që nuk më përkasin.

Dëshiroj të falenderoj Maldinin dhe Leonardon për vlerësimin dhe besimin që kanë treguar ndaj meje. E njoh kompetencën e tyre, seriozitetin e tyre dhe dashurinë që i kanë kushtuar gjithmonë futbollit italian.

Më vjen keq që një zgjedhje me karakter sportiv u tërhoq kaq shpejt në një debat publik, i cili përfundoi duke i atribuar personit tim kuptime dhe qëllime që nuk më përkasin.

Dashuria për Italinë nuk varet nga një detyrë apo funksion. Ajo është pjesë e historisë sime, e identitetit tim dhe do të vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë”.

PANORAMASPORT.AL