Postuar: Korrik 26, 2026 | 19:32
Arrihet akordi për shifrën e bujshme, Real Madrid surprizon PSG-në me afrimin e radhës
Marrëveshja është arritur sipas raportimeve në Spanjë. Yan Diomande do të jetë lojtari më i ri i Real Madrid.

Detajet e fundit me Lajpcig po konfirmohen, ndërsa Diomande e aprovoi transferimin disa ditë më parë. Talenti i Bregut të Fildishtë ka befasuar PSG-në që e kishte edhe objektiv të kësaj merkatoje.
Shifra do do të paguhet do të jetë 115 deri në 120 milionë euro. Pak milionë më pak se Bellingam, që kushtonte 127 milionë euro nga Dortmundi. Të hënën pritet të vijë edhe zyrtarizimi duke i shtuar një tjetër afrim trajnerit Murinjo.
19-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit. Konsiderohet si një nga lojtarët më premtues, ndaj edhe Reali u bind për transferim.
PANORAMASPORT.AL













