VIDEO/ Nga porta në sulm! Mirlind Daku shpërthen në festë, sulmuesi i Kombëtares e nis me gol sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 18:54

VIDEO/ Nga porta në sulm! Mirlind Daku shpërthen në festë, sulmuesi i Kombëtares e nis me gol sezonin e ri

Mirlind Daku e ka nisur me gol sezonin e ri te Rubin Kazan. Sulmuesit të Kombëtares i mjaftuan 12 minuta për të dërguar topin në rrjetë, ndërsa përballë është Krasnodar.

bandicam 2026-07-26 18-49-55-518

Daku mori një asist nga portieri. Dhe nuk mund të gabonte, ndërsa më parë kishte humbur një rast të mirë. Kjo ndeshje ndërkohë vlen për javën e parë.

Daku vazhdon të jetë golashënuesi kryesor i Rubinit. Dhe këtë sezon, nëse nuk ka transferim surprizë, do të mbetet në majën e sulmit.

Goli i Mirlind Dakut: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMAPSORT.AL