Sopoti sfidon Korabin, zbulohet axhenda e miqësores në Ahmetaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 13:03

Sopoti sfidon Korabin, zbulohet axhenda e miqësores në Ahmetaq

Skuadrat e Kategorisë së Parë, kanë filluar prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri, teksa nuk mungojnë as duelet miqësore, që iu shërbejnë trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve.

auto_fusha_ahmetaq_inspektimi_duka_bashkia_vore-2048x13641694713300

Korabi dhe Sopoti janë dy ekipet që në sezonin e ri do të militojnë në Kategorinë e Parë, ndërkohë të premten e 31 korrikut kanë planifikuar një test miqësor me njëra-tjetrën. “Panorama Sport” mëson se ky duel do të zhvillohet në fushën sportive në Ahmetaq, prej orës 17:30.

Sopoti i Rrahman Hallaçit u ngjit rishtaz në Kategorinë e Parë, teksa do të tentojë të jetë surpriza e këtij edicioni.

E PREMTE, 31 KORRIK:

KORABI-SOPOTI ORA 17:30 (Fusha sportive Ahmetaq)

PANORAMASPORT.AL