Përballje interesante mes dy rivalëve, skuadrat e Superiores masin forcat në duelin miqësor që pritet të mbushë stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2026 | 9:27

Përballje interesante mes dy rivalëve, skuadrat e Superiores masin forcat në duelin miqësor që pritet të mbushë stadiumin

Një duel interesant që i ka dhënë tonusin futbollit shqiptar në dekadat e fundit është planifikuar të zhvillohet ditën e sotme prej orës 18:00. Bëhet fjalë për miqësoren mes Skënderbeut dhe Partizanit. Dy skuadrat që do të militojnë në elitën e futbollit shqiptar në këtë sezon, do të masin forcën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të qytetit të Pogradecit.

pogradeci

Kjo sfidë pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, si pogradecar, por edhe korçarë, të cilët janë kuriozë në prag të sezonit të ri, të shikojë organikën e të dyja skuadrave si Skënderbeun e Juljan Ahamtajt, ashtu edhe “Demat e Kuq” të trajneri Bratu.

SOT, ORA 18:00

SKËNDERBEU-PARTIZANI (Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec) 

PANORAMASPORT.AL