Postuar: Korrik 26, 2026 | 8:27
VIDEO/ Mposhti Prengën me nokaut në raundin e dytë, kampioni Xhoshua merr flamurin shqiptar dhe…
Jo vetëm kampion në ring, por edhe jashtë! Antoni Xhoshua, rrëmbeu zemrën e të gjithëve, pas duelit ndaj Kristian Prengës, ku fitoi me nokaut në raundin e dytë.

Në festën pas triumfit, Xhoshua, kërkoi nga spektatorët flamurin shqiptar, të cilin e hodhi krahëve së bashku me atë amerikan. Një gjest shumë fisnik që vetëm kampionët e mëdhenj e bëjnë.
Për Xhoshuan, kjo fitore e rikthen fuqishëm në garën për duelet më të mëdha të divizionit, ndërsa për Prengën mbetet krenaria e një paraqitjeje që për pak çaste bëri të besonte gjithë botën e boksit se mrekullia shqiptare ishte shumë pranë.
PANORAMASPORT.AL













