LeBron James zgjedh Sixers, “mbreti” nis një sfidë të re në NBA
LeBron James i ka dhënë fund një prej dilemave më të mëdha të verës në NBA, duke vendosur të bashkohet me Philadelphia 76ers. “Mbreti” ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 8 milionë dollarë, me vitin e dytë si opsion të lojtarit.

Ky transferim mbyll spekulimet për një rikthim te Cleveland Cavaliers apo një kalim te Miami Heat dhe Golden State Warriors. LeBron do të luajë krah lojtarëve si Joel Embiid, Tyrese Maxey dhe Jaylen Brown, me synimin për ta kthyer Philadelphian në një skuadër kampione. 76ers bëhen skuadra e katërt në karrierën e tij pas Cleveland, Miami dhe Los Angeles Lakers.
Në moshën 41-vjeçare, James kërkon të fitojë një tjetër unazë kampioni përpara fundit të karrierës. Ai beson se mund të ndihmojë Philadelphian të thyejë pritjen 43-vjeçare pa titull. LeBron kujtoi se më parë kishte realizuar një mision të ngjashëm, kur udhëhoqi Cleveland Cavaliers drejt kampionatit në vitin 2016.
“Ende dua të konkurroj, të fitoj dhe të ndiej emocionin e fitores”, deklaroi James pas vendimit. Ai theksoi se zgjedhja nuk u bë për para, por për dëshirën për të luftuar për një tjetër kampionat. LeBron falënderoi Los Angeles Lakers, Miami Heat dhe Ohio-n, duke thënë se do t’i ketë gjithmonë pjesë të rëndësishme të jetës së tij.
PANORAMASPORT.AL













