Ylli i Realit drejt largimit, destinacion surprizë në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 17:14

Ylli i Realit drejt largimit, destinacion surprizë në merkaton e verës

Vinicius nuk po rinovon me Realin dhe kontrata i përfundon në verën e ardhshme. Financat janë bërë shkak, që palët të mos kenë akord deri tani.

Screenshot 2026-07-25 171302

Vinicius ndërkohë kërkon qëndrimin edhe një sezon, ndërsa Reali nuk pranon ta humbasë me parametra zero. Për këtë është futur në garë Arsenali, që është interesuar për shërbimet e brazilianit.

Bëhet fjalë për një nga yjet e sulmit dhe që do të ishte padyshim transferim i bujshëm. Fakt është se 26-vjeçari luan me madrilenët që nga viti 2018.

Reali shpenzonte 45 milionë euro për ta transferuar nga Flamengo asokohe. Një tjetër transferim duket gati.

PANORAMASPORT.AL