Kthesë e papritur për Rodrin, gjigantët e Europës i bëhen pengesë Realit te Mançester Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 16:45

Kthesë e papritur për Rodrin, gjigantët e Europës i bëhen pengesë Realit te Mançester Siti

Transferimi i Rodrit te Realit është kthyer në një telenovelë. Në garë për shërbimet e tij është përfshirë edhe PSG, ndërsa Barcelona e dëshiron po ashtu.

rodri

Mançester Siti po mundohet t’i zgjasë kontratë. Në kushtet kur mesfushori spanjoll kërkon largimin, pritet të vijë edhe shitja e kartonit.

PSG po diskuton me Sitin. Ndryshe nga Reali që u afrua fillimisht me vetë Rodrin.

Dhe pse Reali ndodhet një hap para të tjerë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Barça aktualisht po e shikon si opsion pas dëmtimit të Frenki De Jong.

Fjala e fundit do i mbetet Rodrit. Nëse rinovimi nuk vjen, Siti do të jetë i detyruar për shitjen e kartonit.

PANORAMASPORT.AL