Klop ndryshon planet te Gjermania, Xhoshua Kimish largohet nga krahu i djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 16:00

Klop ndryshon planet te Gjermania, Xhoshua Kimish largohet nga krahu i djathtë

Trajneri i ri i kombëtares gjermane duket se nuk e konsideron më Xhoshua Kimish si mbrojtësin e djathtë të ekipit kombëtar, duke preferuar të eksploroj alternativa të tjera.kimishPrioriteti i parë i Jurgen Klop është të gjejë një mbrojtës të ri të djathtë për kombëtaren gjermane. Ashtu si gjatë periudhës së tij te Liverpuli, ku zhvilloi Trent Aleksander-Arnoldin, Klop i kushton një rëndësi të madhe mbrojtësve të krahut.

Ai tashmë po monitoron nga afër ekipet kombëtare të moshave të Gjermanisë, në kërkim të profilit të duhur për të ardhmen.

Duke folur për rolin e Kimish, Klop tha: “Kam idetë e mia, por ende nuk kam folur me askënd. Nuk do të caktoj këtu pozicione për askënd. Ai që është vërtet i mirë, ai që ka shumë dëshirë dhe ai që bëhet edhe më i mirë në momentin që vesh fanellën e kombëtares, do të luaj,” shtoi ai.

PANORAMASPORT.AL