Analiza/ Gjermania nis epokën Jurgen Klop me objektiva të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 13:23

Analiza/ Gjermania nis epokën Jurgen Klop me objektiva të mëdha

Një epokë e re nisi të premten në Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), pasi Jurgen Klop u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë. 59 vjeçari deklaroi se synimi i tij është të ndryshoj rrënjësisht mënyrën e funksionimit të ekipit kombëtar dhe të rikthej entuziazmin e tifozëve për futbollin gjerman. klopKlop theksoi se askush nuk do të përjashtohet paraprakisht nga kombëtarja dhe se të gjithë lojtarët e kualifikuar do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Ai paralajmëroi se do të marrë vendime të guximshme dhe se disa futbollistë do të marrin shanse që nuk i kanë pritur. Sipas trajnerit të ri, kombëtarja duhet të luaj futboll intensiv dhe tërheqës, në mënyrë që tifozët të largohen nga stadiumi të kënaqur me paraqitjen e ekipit.

Ai e cilësoi intensitetin, kundërpresingun dhe organizimin si shtyllat kryesore të filozofisë së tij, duke konfirmuar se do të vazhdoj me një mbrojtje me katër lojtarë dhe përdorimin e anësorëve klasikë. Klop nuk dha detaje për role individuale, si ai i Xhoshua Kimish, por bëri të ditur se ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk do të shërbejnë si eksperimente të mëdha, megjithëse do të testohen ide të reja. Ai u shpreh se dëshiron të jetë një komunikues i vazhdueshëm me lojtarët, duke u dhënë atyre vazhdimisht këshilla dhe vlerësime. Gjithashtu paralajmëroi se do të analizoj edhe strukturën e DFB dhe se është i gatshëm të bëjë ndryshime nëse ato janë të nevojshme.

Klop vlerësoi Rudi Fëlerin si një bashkëpunëtor të rëndësishëm dhe foli me respekt për ekipin e tij teknik, ku bëjnë pjesë Pepijn Lijnders, Peter Kravietz, Sven Bender dhe Mark Kosike. Lidhur me pritshmëritë, ai kërkoi durim dhe realizëm, duke theksuar se Gjermania nuk ka aktualisht lojtarë si Kilian Mbapé apo Osman Dembélé, por gjithsesi mund të rivalizoj dhe të mposht skuadrat më të forta në botë. Klop deklaroi se objektivi i tij është jo vetëm të fitoj ndeshje, por të bashkoj tifozët dhe të rikthej krenarinë rreth kombëtares.

PANORAMASPORT.AL